Allahu dërgon Melaike enkas per ata që madhërojnë Allahun xh.sh.

Hoxhë Emrim Koçi.

Melaiket të cilët kërkojnë tubime të dhikrit dhe i rrethojnë të pranishmit në të – Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Kush ia heq një brengë nga brengat e dunjasë ndonjë besimtarit, Allahu do t’ja heq atij një nga brengat e ditës së gjykimit, kush ia lehtëson atij i cili ka nevojë, Allahu ia lehtëson atij në dunja dhe në ahiret, kush ia mbulon një besimtarit Allahu ia mbulon Atij (të metat) në dunja dhe në ahiret, Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi është në ndihmë të vëllaut të tij, kush niset rrugës për të kërkuar dije Allahu ia lehtëson Atij rrugën për në xhenet, kur tubohen një popull në shtëpitë e Allahut për ta lexuar librin e Allahut dhe ta mësojnë ata ndërmjet tyre, për ta zbret qetësia, i kaplon mëshira dhe i rrethojnë melaiket me flatrat e tyre si dhe Allahu i përmend tek ata të cilët janë tek ai, Ai i cili nuk ka vepra të mira nuk i bën dobi origjina e tij”.

Madje ka disa prej melaikeve të cilat i kërkojnë tubimet, mexhliset e dhikreve dhe i ndjekin ata. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Allahu ka disa melaike të cilat udhëtojnë janë të nderuara, të cilat i kërkojnë tubimet, mexhliset e dhikrit, andaj kur shohin ndonjë mexhlis që përmendet Allahu ulen me ata dhe i rrethojnë të pranishmit me fletët e tyre derisa e mbulojnë çfarë ka ndërmjet tyre dhe qiellit të dunjasë, kur njerëzit shpërndahen atëherë ngriten hypin nëpër shkallë në qiell”. – Pastaj tha:” Pastaj Allahu i pyet, edhe pse Ai e di më mirë se ata: Prej nga po vini? – Ata thonë: Vijmë prej nga disa robër tu të cilët të madhërojnë, të falenderojnë dhe të luten Ty. – Thotë: Çfarë kërkojnë ata prej meje? – Thonë: E kërkojnë xhenetin tënd. – i pyet Allahu: A e kanë parë ata xhenetin? – i thonë: Jo o Zot. – U thotë: Po si do të ishte sikur ata ta shihnin xhenetin tim? – Thonë: O Zot ata kërkojnë ti mbrosh? – Thotë: Prej çfarë kërkojnë mbrojtje? – Thonë: Nga zjarri yt. – U thotë: A e kanë parë ata zjarrin? – Thonë: Jo. – i pyet: Si do të ishte sikur ta kishin parë zjarrin tim? – Thonë: Ata po ashtu kërkojnë nga ty ti falësh. – Thotë: Ua fali atyre dhe ju jap atyre çfarë kërkojnë dhe i mbrojë ata nga ajo e cila kërkojnë mbrojtje. – Atëherë pyesin melaiket: O Zot me ta është filani mëkatarë ka kaluar atje rastësisht në tubimin e tyre dhe është ulur me ta. – Thotë Allahu: Edhe atij i falen mëkatet ata janë popull nga të cilët nuk është fatëzi ai i cili ulet me ta”.

Shpërndaje Postimin:

xhamiaearte

Writer & Blogger

Related Posts:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhamia e Arte

Mire se vini ne faqen tone

Te Kerkuara

  • All Post
  • Histori
  • Hutbe
  • Kuran
  • Lutje
  • Mburoja
  • Mesime
  • PDF
  • Sahabet

Newsletter

Bashkohu me Xhematin tone

You have been successfully Subscribed! Please Connect to Mailchimp first

Xhamia e Arte

Featured Posts

  • All Post
  • Histori
  • Hutbe
  • Kuran
  • Lutje
  • Mburoja
  • Mesime
  • PDF
  • Sahabet

Instagram

Categorite

Tags

Edit Template