Rëndësia e dhikrit, përmendjes së Allahut xh. sh

Hoxhë Emrim Koçi.

Gjëja më e rëndësishme që shpirtin e gjallëron dhe e lumturon është përmendja e Krijuesit të tij. Përmendja e Allahut për shpirtin është shkallë, që nëpërmjet tij shpirti ngjitet, stoli, që me të shpirti stoliset dhe ushqim, që me të shpirti forcohet.

Allahu thotë: “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab: 41-42)

Dhe thotë: “…dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.” (El-Xhumua: 10)

Dhikri është ilaç që shpirtin e pastron, mirësi e madhe dhe dhunti madhështore. Nëpërmjet tij largohen fatkeqësitë, përfitohen mirësitë dhe arrihen shkallët më të larta. Ai është ushqimi i zemrës, kënaqësia e syve, jeta e shpirtit dhe shpirti i jetës.

Kur zemra largohet nga përmendja e Allahut, trupi bëhet varri i saj. Përmendja e Allahut është arma që me të luftohen kusarët, uji me të cilin fiket flaka e zjarrit, ushqimi që me të ngjallen zemrat dhe lidhja që i lidh besimtarët me Allahun. Me përmendjen e Allahut largohen dëmet, lehtësohen vështirësitë dhe lehtësohen fatkeqësitë. Kur besimtarëve u bëjnë hije belatë, përmendja e Allahut është mbrojtja e tyre, kur u zbresin telashet, përmendja e Allahut është streha e tyre. Ajo është bahçja e kopshtit të tyre, që nëpër të lëvizin, kapitali i mallit të lumturisë së tyre, që me të tregtojnë. Përmendja e Allahut zemrën e mërzitur e gëzon, përmendeshin e afron tek i Përmenduri, saqë e bën të jetë përmendës dhe i përmendur. Ia ngrit atij shkallët, e bën të falënderuar dhe të shpërblyer.

Përmendja e Allahut zemrën e pastron, shpirtit i jep çiltërsi, i ngrit shkallët e të mirave, shpëton nga dënimi i Allahut dhe s’ka dyshim që është më i dobishëm për zemrën e robit.

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Përmendësit e Allahut i morën të gjitha të mirat.”

Muadh ibn Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Nuk di diçka që shpëton nga dënimi i Allahut sikur përmendja e Allahut.”

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Çdo gjë ka shkëlqim dhe shkëlqimi i zemrave është përmendja e Allahut.”

Kab ibn Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Kush e shpeshton përmendjen e Allahut, do të shpëtojë prej hipokrizisë.”

Ubejd ibn Umejr, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Cili nga ju nuk mund të falw namaz nate, të shpenzojë nga pasuria e tij dhe frikohet ta luftojë armikun, le ta shpeshtojë përmendjen e Allahut.”

Mekhul, Allahu e mëshiroftë, tha: “Përmendja e Allahut është ilaç, ndërsa përmendja e njerëzve është sëmundje.”

Një burrë u ankua se po ndiente ngurtësi në zemër, e Hasan el-Basrij, Allahu e mëshiroftë, i tha: “Zbute atë me përmendjen e Allahut.”

Ndoshta mund të vijë robi në Ditën e Kiametit me të këqija sa malet e të gjejë se gjuha e tij i ka fshirë ato me përmendjen e shpeshtë të Allahut dhe me atë që ndërlidhet me përmendjen e Allahut.”

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përmendja e Allahut për zemrën është si uji për peshkun e si mund të jetë gjendja e peshkut nëse largohet prej ujit?”

Ndiq Hutben Ne youtube:

Shpërndaje Postimin:

xhamiaearte

Writer & Blogger

Related Posts:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Xhamia e Arte

Mire se vini ne faqen tone

Te Kerkuara

  • All Post
  • Histori
  • Hutbe
  • Kuran
  • Lutje
  • Mburoja
  • Mesime
  • PDF
  • Sahabet

Newsletter

Bashkohu me Xhematin tone

You have been successfully Subscribed! Please Connect to Mailchimp first

Xhamia e Arte

Featured Posts

  • All Post
  • Histori
  • Hutbe
  • Kuran
  • Lutje
  • Mburoja
  • Mesime
  • PDF
  • Sahabet

Instagram

Categorite

Tags

Edit Template