“Zoti juaj ju tha: “Lutmuni Mua që t’i përgjigjem lutjes suaj!” “Robtë e Mi të pyesin për Mua. Thuaju: “Unë jam shumë pranë tyre! Kur më luten, unë ia pranoj lutjen atij që lutet!” “Kur njeriu ndodhet ngushtë, kush mund t’i shkojë në ndihmë e t’ia largojë të keqen që i ka rënë sipër, veç Allahut?”
Edhe i Dërguari i Allahut (sav), në porositë e tij autentike, ka thënë kështu: “Lutja është adhurim!” “Lutja është thelbi dhe baza e adhurimit!” “Lutuni, se lutja i largon kokëçarjet dhe aksidentet!” “Të përpiqesh për t’i ikur asaj që ka caktuar Allahu, s’ka dobi; është vetëm lutja ajo që sjell dobi për t’u mbrojtur nga kokëçarjet dhe shqetësimet që kanë rënë e do të bien! Atëherë, o robtë e Allahut, lutuni, lutuni!”
Ajetet e Kur’anit të cituara janë dalluar në tekst duke u futur mes kllapave të posaçme për ajetet: { } Dhe kuptimi i tyre është dhënë mes thonjëzash: “”. lutjet tjera janë lutje që përmbahen në hadithe.
Lutja kur vesh nje rrobe te re
- Allahu im, lavdia dhe falenderimi të takojnë Ty! Këtë rrobë Ti ma veshe mua! Lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e kësaj rrobe dhe mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e qëllimit për të cilin u përgatit kjo!
- Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e kësaj rrobe dhe e keqja e qëllimit për të cilin u përgatit kjo!
- Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që ma veshi këtë rrobë me të cilën mbulova lakuriqësinë time dhe trupin tim dhe me të cilën u zbukurova në jetën time!
- Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që ma veshi këtë rrobë dhe që ma dha si pjesë të të mirave jashtë çdo fuqie dhe mundësie të buruar prej meje!
Lutja kur del ne treg
- Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Atij! Ai ringjall dhe merr jetë. Ai është Hajj (i gjallë), nuk vdes! E mira, mbarësia dhe dobia janë në dorë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
- Me emrin e Allahut! Allahu im, lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e këtij tregu dhe të atyre që ka brenda dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtij tregu dhe të atyre që ka brenda!
- Allahu im! Mbështetem tek Ti nga betimi në gënjeshtër dhe nga bërja e një shitblerjeje me humbje në këtë treg!
- Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është Një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Atij! Ai ringjall dhe merr jetë. Ai është Hajj (i gjallë), nuk vdes! E mira, mbarësia dhe dobia janë në dorë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
Lutje duke u kthyer nga tregu
Duke u kthyer nga tregu, personi këndon dhjetë ajete të Kur’anit.
Lutje kur personi deshiron dhe kerkon te ngrihet dhe largohet nga nje kuvend
Zoti yt që zotëron fuqi dhe nder, është i pastër prej vetive me të cilat duan ta karakterizojnë ata! Paqe profetëve! Lavdi Allahut, Zotit të botëve!
Allahu im, të madhëroj Ty me një lavdërim dhe falenderim të posaçëm vetëm për Ty! Dhe dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje! Lus faljen Tënde dhe të shfaq pendesën Ty! (3 herë)
Bëra disa të këqija dhe i bëra padrejtësi vetes sime; të lutem, më fal! Pa dyshim, vetëm Ti i fal mëkatet!